KreuStil Jetese

5 shampanjat më të mira, me më pak se 30 euro

Secili prej nesh e di që mbretëresha e pijes për festa është shampanjë, ama është shumë e shtrenjtë, nëse duam vërtet më të mirën. Por, nëse xhepi nuk ua përballon dot, atëherë është mirë të gjeni këto pesë shishe, të cilat kushtojnë më pak se 30 euro, por janë vërtet shumë të mira.

Widow Galen Gross/Çmimi: 22 euro
Kjo është një shampanjë e freskët. Ka një shije të balacuar e cila të ngelet gjatë në kujtesë. Shumë e këndshme në kohën e aperitivit, ku mund t’u tregoni miqve tuaj se si Veuve Clicquot, ndryshe quhet pija e vejushave. Një histori e cila u atribuohet grave që përjetuan famën e shtëpisë së tyre pas vdekjes së burrit.

E.Nicolas/Çmimi: 17,85 euro
Shampanja E. Nicolas e prodhuar nga Etienne Nicolas, i biri i themeluesit të Nicolas, i cili mori frenat e shtëpisë së prodhimit të verërave në 1898 është e famshmë, për shijen e rrallë që të lë në gojë, e sidomos flluskat e përsosura me një efekt lozonjar.

Malard/ Çmimi: 24.50 euro/ Çmimi: 28,60 euro
Familja dhe shtëpia e famshme e prodhimit të shampanjës Malard u themelua në vitin 1996 nga Jean-Louis Malard. Ajo dallohet për saktësinë dhe balancimin e shijes, duke u renditur një ndër shampanjat më të njohura për virtuazitetin e saj. Por mund të provoni edhe versionin Malard Grand Cru Blanc de Noirs, me ngjyrë të lehtë ari dhe një shije të thellë.

Charles Lafitte/Çmimi: 19,50 euro
Një shishe e cila vjen nga tradita e Charles Lafitte, me një shije paksa të thatë dhe të athët, por që është ideale për t’u shoqëruar me produktet aromatike dhe të ëmbla, siç mund të jenë tortat, ose ëmbëlsirat.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF