Nuk do ta kishit menduar një përgjigje kaq origjinale nga Altuna Sejdiu fill pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj. E veshur me një uniformë festive, me një superbuzëqeshje, këngëtarja shfaqet ne formën e saj më të mirë.
Ndoshta kjo është një përgjigje që ajo ka dashur t’i japë ish-bashkëshortit Patris, pas ndarjes, sikur do të thotë se ajo është sërish e lumtur.
Këtë e konfirmoi edhe vetë Tuna, e cila ka shoqëruar këtë foto edhe me një diçiturë: çdokush le të mendojë çfarë të dojë, ti vetëm buzëqesh. E në fakt Tuna ka menduar gjithçka pas ndarjes, pasi u largua nga Prishtina menjëherë pas ndarjes, duke rifilluar jetën e saj në Maqedoni pranë familjes së saj. Sigurisht tani asnjë projekt artistik nuk e tërheq më shumë sesa dedikimi ndaj bebit të saj Tian.
Pas ndarjes Tuna hoqi edhe fotot e Tian nga Instagrami, ndoshta një mënyrë për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortit Patris Berisha, edhe pse asnjë nga të dy nuk ka folur asnjëherë për ndarjen.
Bleona pozon pa të brendshme
Artan Imami, një tradhtar, i tradhtuar
Eva Longoria nxjerr në shitje shtëpinë
Kush e detyroi Luanën të mbulohet?




