KreuCelebrity

Blake Lively shkurton flokët dhe i errëson

Kur mendojmë për Blake Lively, nuk mund të mos imagjinojmë flokët e saj: bjondë, shumë të gjatë, voluminozë dhe të bukur! Shkurtimisht, janë flokët që shumica prej nesh do të dëshironte të kishte. Dhe Blake, me të drejtë, e ka bërë atë markën e saj dhe ka ruajtur pothuajse të pandryshuar modelin e saj të flokëve gjatë viteve.

Në të njëjtën kohë, Blake Lively ka qenë një burim i pashtershëm frymëzimi për modelet e flokëve ultra glam, gërsheta pak a shumë të komplikuara dhe kapje e flokëve në formë zemre. Çfarë ndodh nëse tani ju themi se në filmin e saj të ardhshëm ju mund ta shihni atë me flokë ngjyrë kafe shumë të shkurtër?

Jo. Kjo nuk është një shaka, sepse për të luajtur si një grua që duhet të hakmerret për familjen e saj në filmin “The Rythm Section”, Blake Lively e ka braktisur flokun e saj legjendar për një prerje shumë të errët dhe pak të çrregullt, me shumë baluke.

Natyrisht, kjo mund të jetë thjesht një paruke, por mbetet fakti që Blake, përkundër ndryshimeve tërësisht “mini” dhe flokë të errët, do të dukej mirë edhe me një prerje dhe ngjyrë që janë e kundërta e saj. Nuk e besoni? Ja prova:

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF