Sfido dimrin me trikot e leshit të trashë dhe oversizë, janë të ngrohta si një përqafim arushi me pellush dhe mund t’i veshësh edhe pa xhaketë sipër.

I keni parasysh ato trikot e grave me ngjyra dhe ndërthyrje gërshetash të mëdha me lesh të trashë, ato që me një mjafton për të mbushur dollapin? Tani trikot oversize me lesh të trashë janë adhurimi yt i momentit, përkëdhelja për veshjet e tua dimërore përballë ngricës.
Trikot e shkurta dhe të gjata të grave me lesh të trashë mund të zëvendësojnë lehtësisht palltot, xhaketat e xhupat. Janë kaq të ngrohta dhe të dizenjuara për të dhënë një siluetë të tendencës. Provo ngjyrën dhe kombinimet sipas Pinterest të zgjedhura posaçërisht për ty.
Me xhinse
Me të gjitha ngjyrat
Me fund stofi skocez

Me këmishë prerje mashkullore dhe pantallona-tutë

Triko leshi e hapur dhe t-shirt i bardhë

Me fund të gjatë dhe kapele

Si një minifustan

Triko leshi e hapur e gjatë me një këmishë të bardhë mëndafshi

Triko leshi e qëndisur, sipër një fustani elegant

Me pantallona elegante me bel të lartë
Moda si një vepër arti
Ja veshjet më të mira të yjeve në Instagram
Si të zgjidhni çizmet e duhura për këmbët tuaja
48 orë në Verona, qytetin e dashurisë
Çrregullimi i Personalitetit të shumëfishtë
