Ata ishin një dyshe bashkëprezantuesish mjaft simpatike në ekran. Saimir Kodra dhe Gent Pjetri, i njohur si Doktori ishin prezantuesit e parë të emisionit investigativ “Fiks Fare” të cilët gjykuar nga ekrani na kanë bërë të mendojmë se kanë pasur një kimi e harmoni mes tyre.
Por, si janë marrëdhëniet mes Saimirit e Doktorit sot, pas eksperiencës së tyre në “Radiomania” e “Fiks Fare”? Saimir Kodra, prezantuesi i “Stop”, ka rrëfyer në një intervistë televizive mbi raportin e tyre sot. Ja se si shprehet ai:
“Unë dhe Doktori nuk kemi qenë ndonjëherë miq. Mos më keqkuptoni, nuk e kam në kontekstin e punës. Jashtë ekranit kemi pasur jetë shumë të ndryshme. Unë kisha pasione të tjera dhe ai të tjera, prandaj nuk mund të them që jemi miq sot. Patjetër kur e takoj në rrugë i flas dhe e respektoj!”
Qëkur u largua nga “Fiks Fare”, kolegu i Saimirit ka qenë aktori Gentian Zenelaj në “Agon Channel”, si dhe tani në Klan. Për Gentin, Saimiri tregon se e vlerëson shumë si koleg dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë.
Luana Vjollca sërish single?!
Julia Roberts viktimë e George Clooney
Sonila Meço largohet nga Shqipëria
10 këshillat e bukurisë nga Emma Watson
Donald Trump-it i mbyllin Twitter-in…?
Getoar Selimi publikon “Birthday”!

