Pasi u bë publik lajmi se edhe Khloe Kardashian është në pritje të një fëmije, ajo është larguar nga zhurma e Los Angeles dhe është transferuar në shtëpinë e të dashurit të saj Tristan Thompson në Cleveland, me të cilin e kemi parë të shfaqet publikisht së fundmi. Kjo është periudha në të cilën Khloe po merr këshilla pafund nga motrat e saj mbi shtatëzaninë duke kaluar momente të tëra në telefon me to për çdo pyetje apo shqetësim. I dashuri i saj Tristan, lojtar i NBA është i preferuari i momentit për familjen Kardashian.
Ka më pak se një muaj që mësuam shtatëzaninë e parë të Khloe Kardashian dhe burime shumë të afërta pranë saj tregojnë se si po shkon marrëdhënia me nepsin dhe ushqimet. Khloe ka filluar të konsumojë shumë ëmbëlsirat dhe ushqimet me sheqer, sidomos biskotat Oreo. Kjo markë e njohur biskotash është e preferuara e saj e momentit.