KreuCelebrity

‘Luftë’ mes fansash: kënga e re e Erës po çmend rrjetin!

Mesa duket, Era Istrefi do të jetë kryefjala e kësaj fundjave, e jo më kot. Që pas publikimit të këngës së re në bashkëpunim me French Montana-n, Strefie filloi zhurmën e zakonshme në sektorin e komenteve, por edhe lidhur me suportin e dhënë nga kolegët e saj. Duke filluar nga personazhët shqiptarë, e deri tek 50 cent, Era nuk mund të lihej nën hije edhe këtë rradhë. Sa herë që këngëtarët publikojnë një projekt të ri, suksesi i këtij të fundit varet drejtpërdrejtë nga publiku. Si është pritur Strefie në 24 orët e fundit?

Mesa duket, fansat janë ndarë në dy grupe: të çmendurit pas Erës dhe ata që nuk e kanë favorizuar sa duhet ‘No I Love Yous’. Shkak i mospëlqimit ka qenë ndryshimi në stil i këngëtares, ose të paktën kjo është ajo çka pretendojnë disa nga fansat. Edhe pse nuk është hera e parë që akuzohet për diçka të tillë, nuk kanë qenë të paktë ata që kanë theksuar se Strefie po këndon çdo herë e më shumë si Rihanna, gjë që në sytë e audiencës konsiderohet si kopjim. Çfarë ka bërë që numri i komenteve poshtë videos së publikuar në Instagram të shtohet orë pas ore, kanë qenë adhuruesit e Erës, të cilët nuk kanë nguruar të replikojnë kundrejt mospëlqyeshmërisë të ardhur nga grupi tjetër. Shpesh duke përdorur fraza të një natyre disi banale e ofenduese, duket qartazi që ‘muri mbrojtës’ i Strefie-t është pikërisht kjo kategori fansash. Edhe pse është ende herët, deri më tani publiku është ndarë në dy grupe lidhur me favorizimin e këngës së re te Erës. Do të ketë vallë këngëtarja suksesin e mëparshëm?…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF