Nëse të gjithë kthyen sytë dikur nga Gigi, motra saj më e vogël rrëmbeu vëmendjen në një kohë të paimagjinueshme, e jo më kot. Bella Hadid arriti të mbledhë plot fansa rreth vetes duke iu bërë Gigi-t një konkurrente më shumë në rrugën e modelingut. Me një stil krejt personal e bukuri unike, Bella ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e herë-pas-hershme. Që nga veshjet transparente, e deri tek zbulimi i thithkave, Hadid është padyshim një nga mbretëreshat e stilit në ditët e sotme.
Së fundmi, Bella është parë në rrugët e New York-ut, me një paraqitje krejt të veçantë. Për të gjithë adhuruesit e xhinsit, supermodelja sjell një kombinim perfekt, që do ta përfshini menjëherë në listën e veshjeve të preferuara. Fustani xhins ngjitur pas trupit, shoqërohej me një rrip Chanel me togëz të kuqe, e po të së njejtës ngjyrë ishte dhe kapelja e këpucët e sheshta Dior të Hadid. Ekspertët e modës e kanë cilësuar këtë paraqitje si veshjen e javës, duke sugjeruar që të eksplorojmë me ngjyrat e ndezura, sa herë flasim për materialin xhins. Kjo, sipas tyre, është një mundësi e mirë për të shpërfaqur stil edhe kur zgjedhim thjeshtësinë. Në galeri do të gjeni imazhet e plota. Si mendoni, a do t’ju shkonte për shtat një veshje e tillë?
