Është një ndër femrat më klas ndër yjet botërorë, e përfshirja në biznesin e modës me emrin e saj ka ndikuar jo pak në evuolimin e stilit të Victoria Beckham. Mbi taka ose jo, Vic di se si ta bëjë një veshje të duket e kuruar me detaje, ashtu sikurse nuk mbetet prapa me përzgjedhjet e bëra mbi paraqitjet e një natyre më sportive.
Këtë herë, ne nuk kemi përzgjedhur vetëm atë çka kemi parë nga 2017-a, por kemi eksploruar veshjet e Beckham ndër vite, për të spikatur më të mirat e sezonit të vjeshtës. Pulovrat e lirshme dhe të gjata duket se janë favorite të Victoria-s, pasi e kemi parë se si kjo e fundit nuk ka nguruar t’i kombinojë me funde apo pantallona, atlete apo çizme. Përpos këtyre, nuk mund të harrojmë kurrsesi paraqitjet klasike te fundeve e kemishave apo kostumeve një-ngjyrësh, zgjedhje me të cilat Beckham ndihet jo pak vetvetja. Në galeri do të gjeni trembëddhjetë kombinime të ndryshme, që do të shërbejnë si inspirimi juaj për këtë vjeshtë. Ne zyrë apo në rrugë, me stilin e Victoria-s do të ndiheni gjithmonë ‘in’!
Këtë pjesë të trupit nuk e lajmë sa duhet!
Duke pirë kafe, mund të jetojmë më gjatë?
Pjalmimi: Bukuria dhe çelësi i jetës
Si të aplikoni buzëkuqin në mënyrë të përsosur!
