KreuArt

Lamtumirë, Hajrie Rondo!

Pasditja e sotme e gjen publikun shqiptar me një lajm të hidhur nga bota e teatrit dhe kinematografisë. Në moshën 66-vjeçare, artistja Hajrie Rondo është ndarë nga jeta pas luftës me një sëmundje të rëndë. Prej vitesh duke e përballur një gjendje të tillë shëndetësore, gjithçka është rënduar edhe më shumë në qershor të këtij viti, kohë kur Rondo u shtrua me emergjencë në spital.

Pas betejës së gjatë me kancerin, aktorja i është nënshtruar një operacioni në kokë, çka ja vështirësuar gjendjen e përkeqësuar të saj. Thuhet se Rondo ka qenë së fundmi në Himarë, vend në të cilin ndërroi dhe jetë. Mes shumë rolesh në teatër e kinematografi, çka do të mbetet gjithnjë kujtim i pashuar në memorien e publikut të gjerë, është personazhi i Tanës nga “Përrallë nga e kaluara”….
U prehsh në paqe, Hajrie Rondo!

Tags:

Home Art