KreuCelebrity

Beyonce, fjalim prekës për të mbijetuarit nga uragani Harvey…

Amerika po preket gjithnjë e më shumë nga uraganet e njëpasnjëshme, që kanë detyruar miliona banorë të evakuohen nga vendbanimet përkatëse. Të mbijetuarit e Hjustonit kanë marrë vëmendje të veçantë nga Beyonce, që ndër të tjera po mbledh donacione për t’i ardhur në ndihmë familjeve të shkatërruara nga uragani. Sëbashku me Blue Ivy dhe Tina Lawson (e ëma), Bey ka vizituar sot kishën St. Johns, për t’i parë nga afër ata të cilët janë strehuar përkohësisht në institucionin fetar. Fjalimi i këngëtares preku të gjithë të pranishmit. Më poshtë do të gjeni fjalimin e plotë.

“Jeni shembulli i jashtëzakonshëm i dritës dhe i dashurisë. E sotmja është festimi i të mbijetuarve. Jeni të gjithë familja ime. Hjuston është shtëpia ime. Falenderoj Zotin që jeni të sigurtë, që fëmijët tuaj janë të sigurtë. Çka është vërtetë me rëndësi është shëndeti, fëmijët dhe familjet tuaja. Dua t’ju them sa shumë ju dua. I jam mirënjohëse Zotit që ndihem e bekuar, në mënyrë që të mund të bekojë të tjerët. Dhe ju lutem, ta ndihmoni njëri-tjetrin.” Kujtojmë se Beyonce është rritur në Hjuston, e emocionet për të kanë qenë të papërmbajtshme. Bey është fotografuar duke përqafuar një nga të pranishmit me lot në sy.