Gjatë gjithë stinës së kësaj vere të nxehtë ju kemi sjellë më pranë pushimeve të vip-ave shqiptarë, duke ju treguar momentet e tyre më të bukura të plazhit dhe relaksit në destinacione të ndryshme. Pasioni që personazhet e famshëm shqiptarë kanë në ndjekjen e trendeve dhe modës, ka bërë që edhe në momentet e relaksit ato të na paraqiten duke pozuar bukur e të kuruara. Pothuajse të gjitha kishin përqafuar trendin e kësaj vere: kostumin e banjës trup! Që nga modeli më klasik i këtij kostumi, deri tek ai më ekstravagant, ngjyrat që kanë mbizotëruar kanë qenë e bardha e kuqja dhe e zeza. Ja si e kanë veshur vajzat bukuroshe të ekranit që ranë në sy këtë verë me këtë kostum banje. Kujt i shkon më shumë?
Manjola Nallbani
Për Manjolën duket se koha ka ndalur! Ajo shfaqet një në formë të shkëlqyer fizike dhe tepër perfekte në fotot me kostum banje. Edhe Manjola ka preferuar ngjyrën e bardhë për rrobat e banjës duke nxjerrë në pah linjat e saj të mrekullueshme.
Venera Lumani
Këngëtarja Strugane është një fashionista e vërtetë dhe ky kostum banje nuk mund të mungonte në garderobën e saj për këtë verë! Ajo ka zgjedhur të fotografohet duke pozuar në një pozicion të paqtë joge.
Lori Hoxha
Lori është absolutisht një nga vajzat që përqafon çdo trend e duket gjithmonë bukur. Kemi përzgjedhur pushimet e saj në Kapri, në të cilat ka veshur një kostum banje trup me ngjyrë të bardhë, për të nxjerrë më në pah lëkurën e nxirë nga rrezet e diellit.
Jonida Maliqi
Jonidën e pamë më pak të rezervuar se herët e tjera këtë verë. E pamë më të lirë të pozonte me rroba banje dhe të ekspozonte tatuazhet. Këngëtarja me stilin e veçantë të të veshurit nuk i ka rezistuar fotove në momentet e relaksit këtë verë me një kostum banje të zi!
Viola Spiro
Ish-velina bionde, tashmë një moderatore e programeve sportive, Viola Spiro ka zgjedhur të paraqitet në Instagram si një Barbie e vërtetë. Kostumi i saj i banjës me ngjyrën rozë klasike dhe mbishkrimin “Barbie” na e vërteton këtë. Ajo e ka sjellë këtë trend të verës edhe në ngjyrën e kuqe e në jeshilen e errët në të zezë.
Luana Vjollca
Luana ishtë një bombë e vërtetë në bikini këtë verë! Nga pushimet e saj në Mikonos, do të veçonim foton në të cilën ka pozuar me një bikini mjaft ekstravagant të bardhë, që është dhe ngjyra e saj e preferuar! Duket se rrezet e diellit e kanë mbajtur me hatër bukuroshën, e cila shfaq linjat e saj super e nxirë!
Marsela Çibukaj
Këngëtarja e njohur e mbrëmjeve më muzikë live të kryeqytetit, Marsela Çibukaj, në këto pushime na ka sjellë kostumin e banjës trup në një version vintage, me printe lulesh të mëdha me ngjyra.
Klaudia Pepa
Balerina më e komentuar e verës erdhi të pushojë në plazhet e Shqipërisë duket shfaqur krenare e pa komplekse fizikun e saj perfekt. Në rrobat e saj të banjës spikati kostumi trup ekstravagant me elementë rrjete thuajse transparente, si edhe kostumi i zi me zinxhir përpara.
Orinda Huta
Nusja e re e showbizit shqiptar, këngëtraja Orinda Huta, nuk kishte si të mos e vishte një kostum të tillë banje gjatë muajit të saj të mjaltit. Orinda ka pozuar me një kostum banje me ngjyrë të bardhë, me një prerje vintage, shoqëruar me një kimono po të bardhë.
Olta Gixhari
Aktorja Olta Gixhari, shfaqet tepër sensuale teksa del nga deti, e veshur me një kostum banje sportiv me ngjyrat blu e të verdhë. Bukuroshja bionde, si fanse e zhytjeve, nuk ka harruar të marrë me vete as syzet me të cilat zhytet në fund të detit. Në foton e Oltës me këtë kostum banje të bie në sy edhe fiziku në një formë të mirë.
Isida Mollaymeri
Nëse ka një gjë për të cilën jemi të sigurt për këto pushime verore të balerinës së njohur Isida Mollaymeri, mud të themi se ajo po i shijon e po argëtohet shumë edhe duke sfiluar buzë detit me rrobat e saj të panumërta të banjës! Këtë verë Isidën e pamë të veshë bikini trup me prerje nga më të ndryshmet! Kur ke një trup si të Isidës, ja vlen të guxosh, apo jo? Ajo ka preferuar të mbajë këtë verë edhe një aksesor trendy shumë të domosdoshëm që mbron flokët nga dielli: turbanin!
Kamela Islamaj
Kamela njihet për look-un e ndryshueshëm, stilin rock dhe natyrën rebele. Ja ku na erdhi rasti ta shohim me rroba banje! Ajo ka zgjedhur një kostum të zi me yje të vegjël të bardhë duke pozuar shumë funny gjatë një momenti relaksi në plazh!






Fillon shkolla për princin George!



Ameli, një kësulëkuqe e vogël!










10 këshilla bukurie nga Katy Perry!
