Kendall Jenner bleu në qershor të vitit të shkuar shtëpinë e Emily Blunt dhe John Kransinski për 6.5 milion dollarë. Lokalizuar në Los Anxhelos, gjithçka dukej si ëndërr, por për Kendall nuk rezultoi aspak e tillë, gjë që e ka shtyrë modelen ta nxjerrë në shitje. Pse Jenner mori këtë vendim?
Shkak për këtë u bënë dy incidente jo të vogla, që ndër të tjera shkaktuan trauma tek modelja. I pari ka ndodhur në nëntor të 2016, kur një maniak e përndiqte Kendall hap pas hapi. “Qendronte në dritare dhe vetëm më bërtiste. Telefonova një nga miqtë dhe dalëngadalë dola nga dera e pasme. E gjeta veten në një telash më të madh, pasi filloi të më ndiqte me vrap, deri sa miku im mbërriti. E shtriu në tokë dhe pritëm policinë. Ishte një torturë”, ka rrëfyer Jenner pas incidentit. E si për të mos mjaftuar kjo, në mars të këtij viti disa hajdutë grabitën shtëpinë e modeles, duke marrë kështu me vete bizhuteri me vlerë prej 200,000 dollarësh. Kaq ka qenë e mjaftueshme që Kendall t’i thotë një herë e përgjithmonë ‘lamtumirë’ pronës së saj, edhe pse ende nuk dihet cilët janë pronarët e rinj të kësaj shtëpie.


Dua Lipa thyen rekord me “New Rules”!

Të gjithë sytë mbi… Klaudian!

Për ҫfarë përmallohet Bebe Rexha?!






Mahnit Emina me kostum popullor!







Ҫfarë e ka bërë Luanën kaq romantike…?!

Lajme të këqija nga Rita Ora…!

