E kemi ndjekur çdo të diel Albana Osmanin, si moderatore në Fun Club në Top Channel. Ajo u bë mjaft e dashur për publikun edhe në sajë të nismës së themeluar prej saj ‘Ti je një luledielli’.
Sot, moderatorja ka ndarë më ndjekësit foton e një figure e cila është burim frymëzimi për të. Bëhet fjalë për një figurë femërore, aktoren hollivudiane Angelina Jolie. Duket se Osmani pajtohet plotësisht me thëniën e aktores: ‘Kur shkoja fillimisht në vendet ku njerëzit po vuanin nga lufta dhe persekutimi, u ndjeva e turpëruar për ndjenjat e mia të trishtimit. Unë mund të shihja më shumë mundësi në jetën time.’
Albana e quan aktoren të bukur si brenda dhe jashtë. Ndoshta mund të kenë qenë aktet humaniste e të bamirësisë së Jolie ato të cilat çuan Albanën në krijimin e nismës dhe misionit ‘Ti je një luledielli’ ku fondet nga shitja e bluzave T-shirt me këtë mbishkrim shkuan në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët trajtohen në QSUT.
Mëngjes tejet i nxehtë për Rita Orën!
Blendi Fevziu romantiku i përjetshëm
Kush e refuzon Emily Ratajkowski-n?
As Rita nuk i rezistoi dot…
Si e uroi Nora Erën për ditëlindje?
Ja cilin çmim synon Rihanna!
Adele mund të mos këndojë më kurrë…!

