Deputetja Majlinda Bregu ka bërë sot në Instagram një urim mjaft të veçantë e me një dedikim plot humor. Mesa duket është ditëlindja e njërës prej motrave të saj, pikërisht moderatores së njohur Ornela Bregu. Ja se si e uron ajo të motrën:
“Dhe falenderimet i shkojnë mamit e babit qe sot X vite më parë më bënë me një motër yll të bukur, të urtë, të ëmbël që më dëgjonte dhe pastaj bënte atë që mendonte vetë. Happy birthday motra! Me buzëkuq e pa të, je goca më e bukur në botë.”
Majlinda e ka shoqëruar këtë urim të veçantë me disa emoji si dhe na e ka mbajtur të fshehtë moshën e Ornelës. Ajo gjithashtu nuk ka harruar të përmendë edhe motrën tjetër së cilës i thotë të mos i ngelë hatri sot.
Motrat Bregu janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Ato ndajnë gjithmonë në rrjetet sociale momentet që kalojnë së bashku nga pushimet dhe udhëtimet e tyre. E pra, nuk thonë kot: ‘Kush ka motra, botën ka!’ Edhe 100 Ornela!
Çfarë mendon Jonida për femrat?
Konkurentja e Gjebreas, sipas Valbonës!
Ledion Liço, ‘The Doors’ për ninullë?
Afër detit, afër Ledrit!
Kush ia ka vjedhur kostumin Irenës…?
Evolucioni i stilit të Kamela Islamajt
Më mirë bionde apo brune?
Beatrixi kopjon Oltën…?

