Italia nuk përmendet vetëm për anën kulturore dhe kontributin e dhënë në art, por edhe për mënyrën e jetesës dhe ndjeshmërinë e italianëve ndaj të bukurës. Një ndër specialitetet tipike të tyrë është kulinaria, e kur flasim për mjeshtrinë në të përgatiturit një pjatë me makarona, çdo njëri nga ne është gati të lërë gjithçka, vetëm për të shijuar një gatim të tillë. Edhe pse italianët nuk shquhen për obezitet (përkundrazi!), dietologët nuk e rekomandojnë këtë lloj ushqimi në masë, duke e kategorizuar tek brumërat, që domosdoshmërisht shkaktojnë dhjamosje. Të parët që ruhen nga ky fenomen, janë pikërisht të famshmit, të cilët kujdesen më shumë se kushdo tjetër për pamjen e jashtme. Kështu, nëse na bie të mendojmë për dietën e Romy Schneider, delikatesa e starit të filmave francez, na e çon imagjinatën larg një ushqimi të tillë. Po të vijmë në ditët e sotme, personazhe si Chrissy Teigen, Lady Gaga, Elle Fanning etj, janë vetëm disa nga emrat që mbartin bukurinë tipike prej ‘celebrity’, por ja që këto të famshëm vërtetojnë vetëm një gjë: askush nuk mund t’i shpëtojë shijes tipike italiane. Vetëm një pjatë nuk ka kaq shumë kalori, apo jo? … Në galeri do të gjeni fotot e 16 personazheve, nën delirin e të shijuarit makarona. Nga Frank Sinatra, e deri tek Gene Simmons, zbuloni imazhet më karizmatike të të tjerë VIP-ave, që as nuk i kishit menduar t’i shihnit në një pozitë të tillë.
