Çifti presidencial i SHBA-ve ndodhet në Sicili në turin që po bëjnë për samitin G7. E ndërsa për presidentin Trump vëmendja e mediave, apo publikut fokusohet në deklaratat që ai bën, në rastin e Zonjës së Parë të Amerikës, vëmendja fokusohet diku tjetër, pikërisht tek veshjet e saj. Në takimin e radhës në Sicili, Melania kishte veshur një xhaketë nga Dolce & Gabanna, e dizejnuar e gjitha me lule ne 3D. Vlera monetare e xhaketës kap shifrën prej 51.500 dollarë, ndërkohë që në dorë zonja Trump kishte një portofol sërish nga D&G i cili kushton 1630 dollarë. Dhe ta mendosh që me shumë gjasa kjo xhaketë nuk do vishet më nga Melania!
Celebrity
Ja për çfarë krenohet Olta!
Celebrity
Veshja ‘cool’ e çiftit kryeministror!
Celebrity
Një ditë e veçantë për Eneda Tarifën…
