Është cilësuar nga mediat e huaja si një nga femrat më të bukura të momentit. Përpos karrierës shumë të suksesshme muzikore, Rita Ora ka ditur si të jetë në qendër të vëmemdjes, edhe me paraqitjet e saj në tapetet e kuq, videoklipe apo sete fotografike. Dhe për këto të fundit, i ka bërë të gjithë të kthejnë sytë nga ajo. Shpesh e shfaqur topless, apo pothuajse krejt e zhveshur, këngëtarja ka treguar format e saj trupore, ku dallohen hiret femërore e seksi që e karakterizojnë. Rita ka ditë që poston disa foto në Instagram, ku shihet se diçka e re po vjen. Së fundmi, kemi parë në My Story një shesh-fotografik, i cili më pas shoqërohet me një imazh të Orës, teksa duket që pozon me një bluze të tejdukshme, që nuk i lë shumë vend imagjinatës. E parë kjo nga një ekran kompjuteri, na lë të mendojmë se artistes nuk po i pritet deri në publikimin e plotë të fotove. Mesa duket, Rita ka vendosur t’i rrisë temperaturat edhe më shumë në këtë prag vere. Në galeri do të gjeni fotot e plota.
Bizhutë më të bukura në Kanë 2017
Më të bukurat e Festivalit të Kanës 2017
Ju kujtohet Arbana dhe Xhemi në Kanë?
Fustanet më sensuale në Kanë 2017
Çfarë nuk blen dot Ledri?
E dini cili është pseudonimi i Ledionit?
Kanë 2017, dita dytë
Ja ditëlindja që do Majlinda Bregu!
Nga podiumet në tapetet e kuqe
Lajme të reja nga…Xhensila!
Dua Lipa e ndal shiun në Londër!
Si vishen yjet në udhëtim
