Nëse ka një pjesëtar nga familja e aktorit të humorit Bes Kallaku, të cilën ne të gjithë e njohim, madje po aq sa njohim edhe vetë Besin, ajo është gjyshja e tij, ose Ija siç i thotë Besi. E përsa i përket pjesës së tjetër të familjes, aktori i Portokalli flet pak ose aspak. Si rrallëherë ai ka ndarë një foto me të ëmën në llogarinë e tij në instagram, për ta uruar në ditën e saj të lindjes. Dhe nëse mendoni se urimi do të jetë ai klasiku që fëmija bën për nënën, jeni totalisht gabim. Në çdo rresht të urimit kushtuar nënës Besi i ka veshur nota humori, ashtu siç vetëm ai di të bëjë. “ Mam, urime ditëlindjen. Të dua shumë. Mbretëresha ime, prehëri dhe kraharori ku kam mbështetur kohën, dashuri e pakufishme e pastër. Më vjen keq që s’ta kam plotësuar kurrë dëshirën, që unë t’i thërrisja naj herë mendjes, më vjen keq por nuk më përgjigjet, i del i fikur. Të dua shumë mam!”, ka shkruar Kallaku këtë urim plot ndjenjë dhe humor për mamin. Por në fund nuk harron ta mbyllë urimin me një fjali ku sqaron se zonja në foto është mami i tij dhe jo Ija, siç shumë mund ta kenë menduar. Urime mami i Besit!
Martesat më të bukura të yjeve
Çiftet më të nxehta të MET Gala
Maji me Majlindën vjen!
3 Shades of … Elvana Gjata!
Rroga marramendëse e Jonida Vokshit!
Fustani që bashkon bukuroshet shqiptare
Brad Pitt nga viti 1988-1999
Yjet më hot mbi tapetin e kuq
Tuna lind djal, quhet Tian

