“E premtja pa shikues e Top Channel. Ledioni dështon me Voice”, ky ka qenë titulli i një lajmi që u botua pak javë më parë në portalin e Rudina Xhungës, por që për moderatorin Ledion Liço duket se ka qenë një lajm tejet tendencioz, duke u marrë personalisht me Rudina Xhungën në reagimin që pati në llogarinë e tij në instagram vetëm pak orë pas publikimit të lajmit në portalin e Xhungës. “Për Xhungat e kësaj bote dhe për @rudinaxhunga, e cila shkruan keq, jo sepse mendon keq për Top Channel, por sepse ky i fundit e përcolli për në dritaren e fundit”, shkroi reagimin e tij shpotitës drejtuar me emër dhe mbiemë gazetares Rudina Xhunga, moderatori “The Voice”. E ftuar në emisionin “Tek Unë ”, moderatorja e emisionit “Dritare”, lidhur me këtë çështje u shpreh se ai ishte një lajm i dalë nga një sondazh dhe se nuk e priste të krijohej kjo situatë e pakëndshme. “Edhe në perceptimin personal, unë mendoj se për ‘The Voice’, nuk flitet më shumë, ndaj edhe i lashë dorë të lirë gazetares dhe nuk i kushtova aq rëndësi. Kur pashë reagimin e Ledionit nuk u mërzita aspak, pasi Ledioni është një çun i vogë i dhe do rritet ai dhe do mësojë . Gjithsesi unë Ledionin e kam xhan. Ai ka qenë në shtëpinë time disa herë , kemi ngrënë drekë bashkë . Por i ka hipur vetja në qejf sigurisht, por ka kohë për t’u rritur”, është shprehur Rudina lidhur me reagimin e Ledion Liços.
Ja sa i kushton këmba Elvana Gjatës
Frymëzim bukurie nga yjet e Coachella
100 frymëzime nga Amal Clooney
13 duetet më të bukura shqiptare!
Elvana Gjata vjen me lajme SUPER
Elsa Hosk, bukuri ndyrshe nga të tjerat
Xhinset alternativë nga skinny
Yjet që influencojnë modën në Coachella
Si i festojnë yjet Pashkët

