Tendenca e modës për flokët për sezonin pranverë-verë 2017 kërkon një pamje rebele, të pakrehur dhe të shpupurisura, me ngjyra të frymëzuara nga nuancat tropikale të xhunglës.
Protagonistja kryesore është ngjyra, ja disa nga tendencat e stinës më të dashur nga të gjithë:
Këtë stinë ngjyra dhe vetëm ngjyra. Ngjyra delikate të ndezura ose pastel duke filluar nga rozë, vjollcë, blu fine e madje edhe portokalli, të vendosura ose në të gjithë flokun ose vetëm në majat e tij. Të japin një pamje më personale, street style dhe është e modës.
Prerja rebele është mjaft në modë. Në sfilata shpesh shoqërohet edhe me një baluke, që pritet të ketë këtë sezon edhe ‘bumin’ e saj. Kjo prerje, e frymëzuar nga bandat e rrokut të viteve ’70- ’80, parashikon një shkallëzim të thellë në të gjithë gjatësinë e flokut.
Stili i bukur voluminoz “Va Va Volume” është kthyer fuqishëm sezonin e ri, siç e kanë treguar edhje sfilatat e Javës së Modës në Londër. Një krehje e butë e stilit të viteve ’70, diskrete dhe voluminoze me onde natyrale.
Në këtë stinë rikthehet edhe balukja. Në mënyrë të veçantë do të jenë protagonistë dy versione komplet të kundërta: ajo e frymëzuar nga vitet ’60, shumë voluminoze dhe e gjatë deri mbi vetull dhe ajo shumë e shkurtër dhe e plotë, shpesh e prerë drejt nga cepi në cep.
Fundet, një element i domosdoshëm në pranverë
Si të kombinoni jeshilen e ullirit këtë pranverë
Çanta e dorës e përjetshme
12 neo medalje antike për pranverën
Këpucët star për këtë pranverë
Si të kombinoni rozën këtë pranverë?
Si të kombinoni paliçetat në ditët e sotme
Çantat e dorës që do të shndrisin pranverën tuaj
