Ndërkohë që po parakalonte në tapetin e kuq të çmimeve SAG 2017, përkrah bashkëshortit të saj John Legend, qarkulluan lajme për një shtatëzani të mundshme të modeles. Ajo u shpreh në një intervistë: “Oh Zot i madh, një djalë i vogël është në planet tona, e sigurtë!”. Fansat u habitën me faktin si ajo mund ta dijë gjininë e fëmijës, duke ngritur menjëherë dyshime se ajo është shtatzënë. Mamaja e një vajze të vogël, shkroi ditën e djeshme në Twitter : “Meqënëse kjo gjë po diskutohet sërish, unë thashë që fëmija ynë i radhës do të jetë një djalë, pasi ky është embrioni që ka mbetur.Një djalë. Dhe jo, nuk jam shtatzënë.”
Chrissy Teigen dhe më parë është kritikuar shumë nga fansat e saj për shkak se ajo nuk ishte e gatshme të kishte një ngjizje natyrale dhe e realizoi me anë të vendosjes së embrionit. Ajo u akuzua nga fansat se kishte gabuar që e kishte zgjedhur me qëllim gjininë e fëmijës.
Sag Awards/ Ja aktoret më të kuruara
Angelina Jolie shkëlqen pas divorcit
Diva e pop-it është shtatzënë
Për ku janë nisur Ami dhe Ermali?
Fiori Dardha së shpejti me të bardha
Adelina Ismaili në pritje të një djali
Çfarë nuk dinit për Stefi Priftin
Ndahet nga jeta aktori i Harry Potter
Veshjet më të mira të Victoria Beckham
