Ka surpriza e surpriza, por kjo e 6-vjetorit të Haroldit, me siguri ka qenë më e bukur dhe e paharrueshmja për të. Enada At’Nikolla stilistja e suksesshme shqiptare është ndër të tjera një nënë mjaft e përkushtuar dhe di të jetë edhe shoqe e fëmijëve të saj, përveç mama. E shquar dhe në shoqëri, për idetë e saj kreative dhe surprizat në raste ditëlindjesh e festash, dje në ditëlindjen e Haroldit, ajo u përpoq që të kishte gjithë ditën momente të bukura. Andaj pas pritjes së ditëlindjes në shtëpi, me familjen dhe fëmijët e saj Harold dhe Kendra, festës në kopësht, e mandej atë festën me rrethin e ngushtë të shokëve në shtëpi, ku dekori ishte bërë me personazhet e preferuar të 6-vjeçarit, e kur të gjithë menduan se festës po i vinte fundi, zilja në derë tregoi se kishte ardhur dhe një mysafir! Kush do të ishte?! Haroldi, i emocionuar nuk po e besonte se këngëtari i tij i preferuar gjendej në sallonin e shtëpisë së tij. Plot gëzim, aq edhe i prekur nga ardhja e Noizy-t, Haroldi me këtë dhuratë u ndje më i përkëdhelur se kurrë! BORDO, sjell disa nga fotot e kësaj feste dhe momentet e takimit të Noizy-t me fansin e tij Harold!

Aktorja e famshme i jep fund martesës

Dua Lipa sjell “Scared To Be Lonely”











Samanta Karavella ndër vite



Shkëlqen me fotot nudo Noami Campbell



