“La La land” është fituesi absolut i Critics’ Choice Awards, të dorëzuar çdo vit nga Broadcast Film Critics Association, e formuar nga 250 kritikë kinematografikë.
Filmi me regjisor Damien Chazelle mori tetë çmime, mes të cilave atë të filmit më të mirë, regjisorit dhe skenarit më të mirë. Aktorja më e mirë u shpall Natalie Portman falë “Jackie” të Pablo Larrain, dhe aktori më i mirë Casey Affleck për “Manchester By The Sea”.
Filmi muzikal me regji të Chazelle me Emma Stone dhe Ryan Gosling vazhdon kështu hapin e tij triumfues, pasi u vlerësua edhe në Venecia, Toronto dhe në European Film Awards. Ai do të mbërrijë në sallat e kinemasë italiane nga 26 janari.Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Barker Hangar të Santa Monica. Mes fituesve edhe Viola Davis, Meryl Streep, Deadpool, Ryan Reynolds dhe nga filmat e huaj “Elle” i Paul Verhoeven me Isabelle Huppert.
