“Të qenit baba po më mëson shumë rreth vetes dhe familjes, por nuk është e lehtë”.
Prej tre vitesh princ William mban rolin e babait. Edhe pse Maria Borrallo, babysitter-i i fëmijëve mbretërorë është një ndihmë e madhe për dukeshën Kate, mund ta imagjinojmë se si jeta e çiftit ka evoluar. Disa ditë më parë princ William ka rrëfyer në një tv lokalë vietnamez, ku gjendej me rastin e konferencës së tretë ndërkombëtare rreth biznesit ilegal të Faunës së Egër, se prindërmi i ka mësuar shumë rreth vetes dhe familjes së saj, por që të kalonte nga statusi i beqarit dhe më pas i martuar dhe me fëmijë nuk ka qenë e thjeshtë. Një deklaratë që i ka kushtuar sipas Daily Mail, pasi është pasuar nga një sërë statusesh në rrjete sociale nga populli anglez i indinjuar.
Një ndryshim, gjatë së cilit William ka pasur gjithmonë mbështetjen e Kate, të cilën e ka konsideruar “Një mama të mrekullueshme si dhe grua fantastike”. I përfshirë tërësisht në rolin e babait, princi William e konsideron djalin e madh si “një çapkën të vogël”. William është shprehur se nuk është gjithmonë e thjeshtë për ta menaxhuar pasi është “tepër i llastuar”, ashtu siç kishte deklaruar edhe pas datëlindjes së tretë të të birit (22 korrik).
Duket se i George i vogël ka marrë midis shumë dhuratave, edhe një qenush të racës Tsvetnaya Bolonka që i ka kushtuar më shumë se 2000 euro. Raporti i tij me Charlotte, është diçka më vete, pasi duke qenë se ai vetë nuk ka pasur motra, dinamika është krejt tjetër.
/BORDO/ A.D
40 gratë më elegante në botë
Lorik Cana humb një njeri të shtrenjtë
A është kjo dasma më e çuditshme në botë?
Foto nga protesta: “Jo plehra në Shqipëri”
13 modelet e flokëve kult në kinema
Foto nga festa: Miley Cyrus mbushi 24-vjeç
Fustanet e duhur për festat e fundvitit
Kapotat, modelet e zgjedhura nga të famshmit
Këngëtari i famshëm godet me grusht një fans
Fustani i preferuar i dukeshës Kate
Shaddai, jahti më i bukur në botë
15 foto të mrekullueshme të Dior në vitet ‘40



