/Bordo/ Anila Dedaj
Mama, modele, sportive, sipërmarrëse, stiliste. E pamundur ta etiketosh Ivanka Trump, vajzën e presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara. E diplomuar me pikët maksimale në Ekonomi, 35-vjeçarja është zëvendës presidente e ndërmarrjes së familjes, e Organizatës Trump dhe këshilltare e Donald Trump. Edhe pse shumë e angazhuar në punë, ajo ka ndërtuar familjen e saj (ka tre fëmijë me të shoqin Jared Kushner) dhe njëkohësisht kultivon edhe pasionin për modën dhe sport-in. E tregojnë fotot e shumta që ka zgjedhur të publikojë në profilin e saj në Instagram ku duket se është gjithmonë duke nxituar, por e buzëqeshur, dhe nuk ka ndrojtje për të alternuar fustanet e mbrëmjeve glamour në formën e saj më të mirë me foto ku shfaqet pa makijazh dhe duke gatuar për të vegjlit Arabella, Joseph dhe Theodor.
46 000 euro gjobë për… alarm të rremë për bombë!
Aloe Vera: Bima e pavdekshmërisë
Pastroni trupin me pije natyrale
Bukuroshja shqiptare shpallet Miss në SHBA!
Dedikimi i Getoarit për nënën e tij
Fotoja e parë e Brad pas ndarjes me Angelina-n
Melania Trump: Bukuroshja e heshtur!
Trump President: Reagimet e VIP-ave
