Spitali Amerikan, gjithnjë mbështetës në dhënien e shërbimeve të specializuara për njerëzit në nevojë!
Spitali Amerikan realizon dëshirën e pacientes të diagnostikuar me kancer të mushkërive, për të realizuar një ndër analizat më të rëndësishme lidhur me predispozitën gjenetike të shfaqjes të sëmundjes së kancerit nga nëna tek fëmijët.
I tillë ishte dhe rasti i Zj. Brunilda Alimerkaj e cila prej disa vitesh vuan nga kanceri i mushkërive dhe ndonëse iu nënshtrua trajtimit, tashmë ajo lufton në fazën e dytë të rikuperimit nga sëmundja. Por dhe vetë Brunilda nuk e ka lejuar sëmundjen të triumfojë, “E gjej forcën te vajzat për të jetuar dhe nuk dua që atyre ti mungojë asgjë” është shprehur ajo. Zj. Brunilda thekson se nisur nga rastet e tjera të cilat ka hasur në familjen e saj, e shtyn atë të mendojë se kjo sëmundje është gjenetike dhe shqetësimi i saj më i madh është nëse vajzat ato do të kenë të njëjtin fat. Nisur nga ky rast Spitali Amerikan ka marrë përsipër duke i mundësuar vajzave të Zj. Brunilda në një lidhje direkte në emisionin e pasdites, të kryejnë testet gjenetike BRCA1 dhe BRCA2 pranë Laboratorit Qendror të Spitalit Amerikan për tu siguruar që ato nuk e mbartin mutacionin gjenetik.
Spitali Amerikan, si institucioni shëndetësor, më i besuar nga pacientët për shërbimet e tij të specializuara ka mundësuar asistencën e tij duke vazhduar dhënien e kontributit shëndetësor në ndihmë të grave në nevojë të cilat vuajnë nga sëmundja e kancerit.



Chanel: Kamelia, lulja emblemë e shtëpisë!











Fansat që “përndjekin” Marina Vjollcën


Lady Gaga e çmendur pas… kapelave

“Guackat” që kanë pushtuar Instagram-in!

Aurela Gaçe: Djalë a vajzë? Kjo është çështja!

Graviola: Bima anti-kancerogjene!
