Kendall dhe Kylie Jenner kanë shumë pasione të përbashkëta. Blerja e tyre më e fundit tregon se motrat kanë edhe një të përbashkët tjetër: dashurinë për makinat.
Përveç linjës së modës, spektakleve reality, modelingut, linjës së makeup-it dhe parave, tani mburren edhe me markën e njëjtë të makinës, Ferrari. Mendohet se vetëm njëra ka kushtuar rreth 275 mijë dollarë. “Motrat merimangë”, shkruan Kylie në Snapchat, duke i prezantuar botës blerjen e tyre më të re.