Aktori, i akuzuar se nuk i ka dhënë ndihmën e parë ishit të tij Cathriona White, e cila vendosi t’i jepte fund jetës në moshën 28-vjeçare, nuk e pranon dhe u kundërvihet fort atyre që e akuzojnë ‘‘Shpresoj që njerëzit të mos përpiqen të përfitojnë nga kjo situatë dhe ta lënë të pushojë në paqe’’
Pak ditë nga përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të Cathriona White, e cila ka kryer vetëvrasje nëpërmjet një mbidoze, Jim Carrey, i cili po zvarritet në gjyq për shkak se supozohet se nuk i ka ardhur në ndihmë , ka vendosur të flasë për ishin e saj, dhe në një komunikatë ai u përgjigjet akuzave.
‘‘Ka momente në jetë gjatë të cilave duhet të ngrihesh në këmbë për të mbrojtur nderin tënd’’, ka shkruar aktori. ‘‘Nuk do të toleroj këtë tentativë dashakeqëse për të shfrytëzuar mua por mbi të gjitha gruan që unë doja. Problemet e Cat kanë filluar kohë më parë se sa ne të takoheshim dhe për fat të keq fundi i saj tragjik nuk mund të shmangej nga askush’’
Është hera e parë që aktori humbet durimin. Dhe dëshiron vetëm që të gjej qetësi shpirtërore. ‘Shpresoj që shumë shpejt njërëzit të reshtin së përfituari nga kjo situatë dhe ta lënë të pushojë në paqe’’. Carry dhe Cathriona kishin pak kohë që ishin ndarë, është ky motivi që ai akuzohet se në njëfarë mënyre ishte përgjegjësi për atë që ndodhi.
‘‘Dashuria nuk mund të humbasë’’, kishte shkruar ai pak ditw pas tragjedisë, dhe në një intervistë kishte shtuar se ‘‘Ishte shumë e ndjeshme për këtë tokë’’.
Faqet e internetit ‘të veshura’ në blu
Alexander Wang bashkon fuqitë me Adidas
10 sekrete për të mos u shëndoshur
Si të keni një lëkurë të shëndetëshme
Plazhet më mahnitës në botë: Ja kush kryeson
Modeli që ka “çmendur” rrjetin!
