Moderatorja e emisionit të pasdites në Tv Klan, Rudina Magjistari do të rikthehet të hënën në ekran, duke nisur kështu edhe sezonin e ri televiziv. Ndërkohë që e ndajnë vetëm tre ditë nga nisja e emisionit të saj, Rudina është duke e marrë veten me të mira përpara se ti rikthehet punës.
“Edhe 3 ditë…Duke u përgatitur, Velur Spa”, ka shkruajtur moderatorja, duke na lënë të kuptohet që është duke u kujdesur për pamjen dhe trupin në qendrën e spa-së që ajo drejton vetë.
Pak ditë më parë, Rudina Magjistari postoi edhe spotin zyrtar të emisionit, i cili do të mbaj emrin e saj dhe do të trasmetohet nga e hëna në të premten në orën 17:00.
Autorja dhe prezantuesja e suksesshme rikthehet në ekran pas një viti pauze, për arsyen e mëmësisë, lindjes së vajzës së saj Mia. Rikthimi i Magjistarit pritet me kërshëri dhe entuziazëm nga audienca e pasdites.
