KreuStil Jetese

Bebe Rexha në atelienë e Enada At’Nikollës!

Këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare që do të performojë pas pak orësh në Tiranë ka zgjedhur që në orët e qëndrimit te saj në Shqipëri të ndalet në atelienë e stilistes Enada At’Nikolla. E shoqëruar nga prindërit në këtë vizitë dhe familjarët e saj, artistja që edhe pse kishte kaluar orë të tëra udhëtimi u ndje tejet komode në shtëpinë e modës shqiptare, ku përveç zgjedhjes së disa veshjeve kaloi një kohë mjaft miqësore me stilisten At’Nikolla. Muzika dhe moda ecin tashmë paralel, andaj shkëmbimi i eksperiencave personale është një temë mjaft e dashur për te dy personazhet. Bebe vlerësoi punët e stilistes Enada At’Nikolla e përtej mbresave që mori me siguri do të na dëshmojë në vijim copëza “At’Nikolle” në pjesëmarrjet dhe jetën e saj të përditshme. Enada, përtej muzikës dhe asaj çfarë tregon përmes Instagramit artistja amerikane që na përkëdhel krenarinë shqiptare, vlerësoi anën e saj të ëmbël dhe mjaft të dashur, që Bebe shfaqte gjatë gjithë kohës. Me padurim dhe kërshëri presim koncertin e kësaj mbrëmjeje, që do ta bëjë sërish Shqipërinë lajm në mediat botërore. Faleminderit Bebe Rexha, që na e jep këte mundësi!

Tags:

Home bordo