Beteja mes Donald Trump dhe Hillary Clinton tani po i referohet edhe pamjes së jashtme. Pas akuzave të fundit nga Donald Trump se fotografitë e kandidates Hillary Clinton, janë tërësisht të photoshopuar, rivali i saj ka deklaruar se fytyra e saj i ngjan një ylli me gjashtë cepa. ‘Për të mos më akuzuar për anti-semitizëm, kam vendosur ta krahasoj atë me Elsën”, personazhin e filmit me kartona ‘Frozen’. Por duket se nuk kanë munguar akuzat nga krahu tjetër, duke e krahasuar Trumpin, me një tjetër personazh të Frozen, që është Olaf.
