KreuCelebrity

Karl Lagerfeld lançon linjën e bizhuve për martesë

Të simbolizosh angazhimin duke vendosur në gisht një unazë martese Karl Lagerfeld? Një dëshirë që shumë shpejt do të bëhet realitet. Kaizeri hiperaktiv i modës shton një tjetër gur në skakierën e tij, duke krijuar linjën e bizhuve për martesë për markën e tij me të njëjtin emër.

Metale të çmuar dhe diamante të jashtëzakonshëm, koleksioni individual dhe çift do të publikohet në fund të muajit në Las Vegas gjatë show-t “Luxury by JCK Jewelry” nga kompania Frederick Goldman, partner i këtij koleksioni, dhe do të jetë i disponueshëm në shtator në butiqet Karl Lagerfeld.

Pas çantave, këpucëve, parfumeve, orave, veshjeve për meshkuj, femra, fëmijë, të afeksionuarit e stilit emblematik të rë këtij krijuesi mund ta mbajnë përgjithmonë me vete stilin e Karlit.

Sipas faqes WWD, stilisti ka imagjinuar pjesë moderne dhe bashkëkohore, duke reflektuar ADN-në ikonike, krijuese dhe cool të markës së tij.

“Jemi të sigurt se koleksionet e reja për të martuarit të Karl Lagerfeld do të inspirojnë të dashuruarit e botës, klientët e gjeneratës Y që kërkojnë stil dhe vlerësojnë bizhutë e martesë”, thekson Jonathan Goldman, drejtor i përgjithshëm i “Frederick Goldman Inc”, për WWD-në.

Ende nuk e dimë nëse çmimet e kësaj linje të ardhshme bizhushë të martuarish do të jenë në linjë me ato të pjesëve të tjera të Karl Lagerfeld, më të arritshme për xhepin se sa krijimet e tij për Chanel apo Fendi, por deri atëherë na mbetet të kryqëzojmë gishtat.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF