KreuBordo Men

Më në fund publikohen çmimet e Alfa Romeo Giulia

Pas një pritje të gjatë, më në fund zbulojmë tarifat e modelit më të ri të Alfa Romeo, Giulia, që aktualisht mund të blihen vetëm modelet me naftë, përveç versionit luksoz sportiv “Quadrifoglio”.

Fillimi i porosive parashikohet këtë të premte më datë 6 maj. Kini parasysh që duhet të keni minimumi 35 500 euro me vete për të marrë versionin më bazik atë me motor 2.2 JTDm diesel me 136 kuaj fuqi. Ndonëse Alfa Romeo e ka vendosur modelin Giulia në një nivel të lartë kështu që modeli bazik, nuk është edhe aq bazik.

Për shembull, versioni bazë është i pajisur me sistem alarmi kundër prplasjeve, me sistem detektimi të kalimtarëve, me alarm nëse del nga rruga, sensorë parkimi, kondicioner bizonë si dhe me një ekran 6,5 polësh ku janë përqëndruar sistemet informuese por edhe radioja, MP3, Bluetooth etj.

Pak më lartë gjejmë në mes të gamës versionin “Super” ku shtohet navigatori, dritat xenon, veshja e brendëshme e përzier lëkurë dhe rrobë, xhamat anësorë të kromuar dhe disqe 17 polësh, ndërsa motori është ai 2.2 JTDm por me 180 kuaj fuqi.

Në radhë vjen versioni “Lusso” që ka sediljet me rregullator elektrik (8 pozicione), kamera për parkimin, sediljet prej lëkure.

Në krye të gamës është versioni “Quadrifoglio” me një motor V6 me 510 kuaj fuqi, disqe 19 polësh, sistem të detektimit të këndeve të vdekura dhe me katër marmita… Çmimi 79 000 euro.

Më poshtë vijon lista e çmimeve sipas tregut italian:

2.2 Turbo Diesel 150 CV: 35.500 euro
2.2 Turbo Diesel 150 CV Super: 38.000 euro
2.2 Turbo Diesel 150 CV Business Launch Edition: 37.300 euro
2.2 Turbo Diesel 150 CV aut.: 38.000 euro
2.2 Turbo Diesel 150 CV aut. Super: 40.500 euro
2.2 Turbo Diesel 150 CV aut. Business: 39.500 euro
2.2 Turbo Diesel 180 CV Super: 40.500 euro
2.2 Turbo Diesel 180 CV Business Sport: 42.500 euro
2.2 Turbo Diesel 180 CV aut. Super: 43.000 euro
2.2 Turbo Diesel 180 CV Business Sport Launch Edition: 44.500 euro

2.9 V6 Quadrifoglio: 79.000 euro