KreuStil Jetese

FWP: Sfilata Saint Laurent vjeshtë-dimër 2016-2017

Mos u përpiqni të gjeni pragmatizëm të së përditshmes në këtë koleksion të ri të Saint Laurent vjeshtë-dimër 2016-2017 në Fashion Week Paris. Nuk është ky qëllimi i Hedi Slimane.

Megjithatë, nuk është e domosdoshme të jeshë e re dhe e zhdërvjelltë që të ndihesh e përfshirë, sikurse duket se kërkohet nga minifundet dhe fustanet që më shumë zbulojnë se sa mbulojnë.

Ajo që me siguri nuk mungon në këtë koleksion është një pjesë e rinisë së artë, për ato që ishin shumë të reja për të përfituar nga klubet e viteve ’80 dhe që janë shumë të lumtura që mund t’i arrijnë tani.

Në këtë kuadër, tundimi është kudo, më të akesueshmet janë bluzat dhe fustanet, lëkure me grafitë rok, mbushur me lule, parzmore me zemra metalike ose me thumba; efekte tegel të zinj apo alumini, smoking bolero me shkëlqim, peliçe prej zemre, armatura krokodili…

Yves Saint Laurent synonte t’i jepte femrave pushtetin e shpejtë. Hedi Slimane, nga ana e tij, i ofron atyre pushtetin e joshjes festive.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF