Ben Melzer është transgjinori i parë që shfaqet në kopertinën e një reviste në Europë. I lindur si Yvonne, Melzer fitoi konkursin e shpallur nga Men’s Health Gjermani, duke rrëfyer historinë e tij që do të shfaqet në muajin prill në kopertinën e revistës.
“Nuk kam qenë kurrë një vajzë tipike, – ka deklaruar modeli, – që e vogël e kuqja s’më ka pëlqyer kurrë”. Tashmë më në fund Melzer ndihet rehat në trupin e duhur; i është përkushtuar fitnesit dhe publikon foto të rezultateve të tij në Instagram ku ka mijëra ndjekës. Për këtë ka vendosur të ndajë me Men’s Health gëzimet dhe dhimbjet e një rrugëtimi të vështirë; shpresa e tij është t’i vijë në ndihmë kujtdo të jeton të njëjtën situatë me të cilën ai ka jetuar dikur. Edicioni amerikan i revistës i kishte kushtuar kopertinën një modeli transgjinor në vitin 2015, bodybuilder-it, Aydian Dowling.
Si të kombinoni çizmet mbi gju!
Getat, tendenca për pranverë-verë 2016
Bentley Bentayga… për ata që lëvizin mbi flori!
Jessica, e dashura zyrtare e David Guetta!
Super Bowl 2016: Takim yjesh!
