Në dollapët tuaja gjen me shumicë vaj kokosi dhe vaj argani, por nuk keni dëgjuar për vajin Marula. Ky vaj nxirret nga fruti me të njëjtin emër dhe përveçse ka efekt të jashtëzakonshëm në lëkurë dhe flokë, ka vlera ushqyese, përthithet shumë shpejt dhe është një hidratues i përsosur. Studimet kanë treguar se ky vaj përmban 60 për qind më shumë antioksidantë se vajrat e tjerë.
Vaji Marula ka efekt për çdo lloj lëkurë, nga e thata problematike deri tek ajo më e ndjeshmja: është qetësusese, përthithet shpejt dhe nuk lë asnjë gjurmë.
Një tjetër efekt është balancimi i nivelit të lagështisë: mjaftojnë disa pika në qafë, fytyrë apo dekolte për të bllokuar lagështirën. Madje ai ‘lufton’ radikalet e lira që kërcënojnë lëkurën. Vaji Marula e zbut lëkurën dhe e mban atë të hidratuar për një kohë të gjatë.
Kryesorja: është një vaj kundër rrudhave, falë përbërjes me acide yndyrore, vajit omega 3, vitaminës E dhe C, lufton së bashku për të riparuar dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira, apo nga ekspozimi i diellit ose ndotja, të cilat përshpejtojnë plakjen. Është treguar se përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe zvogëlon rrudhat e thella.
Ata që kanë probleme me puçrrat, tani kanë një zgjidhje: pasi ky vaj trajton deri edhe plagët më të vështira.
Për flokët
Vaji Marula mbron flokët nga elementet të dëmshme si rrezet UV të diellit, djegiet që shkakton nga piastra apo mjedisi, kjo falë një mburojë natyrale me antioksidante. I dhuron flokëve shkëlqim, eleminon lagështinë dhe forcon flokët e hollë.
Rozë dhe e kaltër, divat veshin ngjyrat e 2016-s
Të veshurat më bukur në tapetin e kuq këtë javë
Kopshti me trëndafila
100 ide për kombinimin e veshjeve dimërore
Street looks Fashion Week home në Milano
Të veshurit më keq në Critics’ Choice Awards
Kur supermodelet sundonin botën
Bizhutë e Golden Globes 2016!
Rrikthehen bizhutë e viteve 90’!
Horoskopi kinez në trajtën e bizhuve!
Çanta Charlotte nga Halaby, një xhevahir i vogël
Ushqimet që duhet të shmangen në darkë
10 aksesorë flokësh për një pamje të re
Pitti: emigrimi zbret në pasarela
