Çokollata është kura më e mirë për të qetësuar kollën. Kjo mund të tingëllojë si diçka e nxjerrë nga filmi Mary Poppins, por dr. Alyn Morice, nga Hull University, i cili ka kaluar vite të tëra të karrierës së tij duke studiuar shkaqet dhe simptomat e kollës, ka arritur ta vërtetojë këtë.
Ai ka drejtuar studimin më të madh në Europë që ka pasur për qëllim zbulimin e medikamentit më efikas për kurimin e kollës, duke vërtetuar se një ilaç i ri me bazë kakaon është shumë më efikas se barnat standarde që përdoren për këtë qëllim.
Përmes studimit krahasues u arrit në konkluzion se pacientët që u kuruan me ilaçin me bazë kakaon, patën përmirësime impresionuese brenda dy ditësh. I quajtur ROCOCO, ai është një studim i projektuar në mënyrë të saktë dhe i provuar në 163 pacientë. Rezultatet përfundimtare të studimit do të publikohen në revistën shkencore brenda 12 muajve të ardhshëm.
Yjet shkëlqejnë në ‘People Choice Awards’ 2016
Gjerdani pas qafe i viteve 90 rikthehet!
Vathët “dreamcatchers” Valentino
Objektet e përditshme të shndërruara në bizhu!
Yjet që u kanë thënë ‘jo’ ndërhyrjeve
Tendenca vjeshte-dimer 2016-2017, xhiboksi!
Look-u i yjeve: kujt i rri më bukur?
E reja në gardërobë: jeleku pellush
Ç’do të ndodhë në vitin 2016!
Bar Rafaeli në pritje të fëmijës së parë

