Edhe pse ishte paralajmëruar se do të fillonte fundjavën e fundit të Tetorit, reality shou, i cili do të rikthejë në ekran prezantuesen Arbana Osmani, lë në pritje dy javore ndjekësit e Top Channel. Po cila ka qenë arsyeja? Pse u shty spektakli i parashikuar? Spektakli ‘Në 1 javë’ menduar të mbahej në 29 tetor në Top Channe, madje drejtues të programit, Arbana Osmani dhe autori Rezart Aga njoftuan countdown-in përmes disa fotografish në rrjetet sociale, por asgjë nuk ndodhi. Zhgënjimi arriti kulmin, kur as në datën 7 Nëntor, spektakli nuk filloi, edhe pse në EPG dixhiale të Top Channel, ishte shkruar titulli i emocionit, i cili u zëvendësua në orën 21.00 me një serial. Ky ishte zhgënjimi i dytë, aq sa pas kësaj pritje, fansave u sosi durimi, ndaj shumë dhe mesazhe pikëpyetjetë nisën të qarkullonin në rrjetet sociale. BORDO ka arritur të zbulojë arsyen e vërtetë: Mësohet se stafi i cili po merret me programin nuk është ende gati për transmetimin e natës së parë,ndaj i është dashur të shtyjë programin nga kalendari i parashikuar. Përsa i takon konkuretëve, BORDO ka zbuluar se cilët do të jenë ata: Soni Malaj, Landi i West Side Family, Olta Gixhari, Marsela Çibukaj, Hueyda El Sayed dhe Gazmend Paja.
‘I Can Do That’ është një format origjinal i izraelianes Armoza Formats, ku 8 personazhe të famshëm sfidojnë njëri-tjetrin me një numër artistik që nuk i përket kompetencave të tyre por me bindjen se secili “mund ta bëj atë!” Konkurentët do të zgjedhin numrin e tyre përmjes garës së shpejtësisë në ngjitjen e shkallëve në studion televizive. Më pas, ata do të kenë një javë kohë për t’u përgatitur deri në ditën e spektalit ku do të performojnë live. Publiku do të jetë ai që do të vendosë fituesin nëpërmjet votimit.
Kush do të jetë James Bond i ri?
Flokët topuz: 10 mënyra për t’i rinovuar
14 gjëra që nuk i dini për Beyoncé
James Bond dhe mjetet e tij të sofistikuara
Veshja me ngjyra ju sjell një rritje në detyrë
Këtë dimër zgjidh pantallonat me bel të lartë
Aksesorë të mrekullueshëm për flokët
Thonjtë e ‘qelqtë’, trendi i vjeshtës 2015
Ema Andrea, kameleoni i Dancing With The Stars
Meshkujt ‘të çmendur’ pas kirurgjisë plastike
Përse u sqaruan Valbona Selimllari dhe Noizy?
Tendencë, syzet optike vjeshtë-dimër 2015-2016
BORDO zbulon vendin sekret të Eneda Tarifës
Reçipetat që kushtojnë 2 milionë dollarë
