KreuStil Jetese

Si ndikon stresi në shëndetin e stomakut?

Si ndikon stresi në shëndetin e stomakut?

Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit. Nëse përpiqeni ta ‘hani stresin me bukë’ ushqyesit e produkteve në pjatën tuaj nuk do të përputhen siç duhet.

Stresi kronik mund të ndryshojë lëngjet gastrike që prodhohen në stomak, qarkullimin e gjakut, lëvizshmërinë e zorrëve, përshkrueshmërinë e mukozës në stomak dhe ndjeshmërinë e tij. Stresi ka ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin tretës. Kur stresi godet, zorrët nuk përthithin ushqyesit, nuk përcjellin oksigjen dhe gjaku qarkullon 4 herë më pak në pjesët e aparatit tretës. Për më tepër sekretimi i enzimave ulet me 20 000 herë.

Si ndikon stresi në shëndetin e stomakut?

Çfarë duhet të bëni për një stomak të shëndetshëm
Përpiquni të mos stresoheni
Neuronët në murin intestinal shpërndajnë të gjitha informacionet e nevojshme. Kjo nxjerr në pah një lidhje të fortë mes trurit dhe stomakut, rrjedhimisht impaktin e stresit në këtë organ. Kur jeni të stresuar, truri i dërgon stomakut mesazhe në formën e lëndëve kimike që shpërqendrojnë punën e stomakut. Një stomak i shëndetshëm ka nevojë gjithashtu për qetësi, terapi aromash, stërvitje, ushqyerje të mirë dhe mbi të gjitha shumë të qeshura. E qeshura të zgjat jetën dhe mjekët mendojnë se e qeshura largon edhe stresin, duke prodhuar endorfina dhe duke ulur hormonin e stresit. Stomaku do t’ju falënderojë dhe bakteret e mira do të punojnë për mirëqenien tuaj.

Shmangni përdorimin e tepërt të antibiotikëve
Antibiotikët shkatërrojnë bakteret e mira për të cilat kemi nevojë, bashkë me bakteret e dëmshme që na sëmurin. Kjo prishje e harmonisë së brendshme shkakton probleme me larminë e baktereve në organizëm dhe ka një ndikim të rëndësishëm në shëndet.

Përfshini më shumë ushqime të fermentuara në ushqyerjen tuaj
Ushqimet e fermentuara prodhojnë baktere të mira, por sigurohuni që t’i prodhoni vetë ushqimet e tilla. Ushqimet e blera në dyqane janë të pasterizuara, që do të thotë se shkaktojnë më shumë dëm se sa bëjnë mirë. 

Si ndikon stresi në shëndetin e stomakut?

Disa prej ushqimeve të pasterizuara që rekomandohen për një stomak të shëndetshëm përfshijnë:

Turshitë
Kosin Salcën e kosit dhe të sojës
Hani më pak sheqer të rafinuar
Sheqeri i rafinuar shkakton një sërë problemesh siç janë inflamacioni, shtimi në peshë dhe prishja e ekuilibrit hormonal. Për më tepër, ky sheqer nxit formimin e baktereve të këqija dhe lëndon balancën e florës intestinale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF