Mbretëresha e Britanisë Camilla është bërë pronarja e versionit të saj të kukullës Barbie. Kur iu prezantua, ajo tha me buzëqeshje se dukej 50 vjet më e re.
Mbretëresha pozoi me entuziazëm me një dhuratë unike që Mattel ia dha për punën e saj të përkushtuar me Fondacionin Ëomen Of The Ëorld (WOW). Camila dhe Barbie ishin veshur me të njëjtat veshje për këtë rast, një fustan blu dhe një xhaketë të zezë.
Prezantimi u organizua në autobusin e “Festivalit të Vajzave”, i cili udhëtoi në të gjithë vendin duke promovuar barazinë gjinore, përpara se të ndalonte përfundimisht në mjediset e pallatit ku mbretëresha e pa atë me Matildën, Mbretëreshën e Belgjikës dhe Dukeshën e Gloucester.
Mbretëresha u takua me nxënës të shkollave që punojnë në projekte të barazisë gjinore dhe foli shkurtimisht me anëtarët e fondacionit.