KreuCelebrity

Jessica Simpson akuzon ish-bashkëshortin për tradhti!

Jessica Simpson akuzon ish-bashkëshortin për tradhti!

Jessica Simpson, disa muaj pas ndarjes së saj nga Eric Johnson, ka akuzuar ish-bashkëshortin Eric Johnson për tradhti në këngën e saj të re “Leave”, e cila u publikua të premten, më 7 mars si pjesë e albumit të saj “Nashville Canyon, Pt. 1′.

Simpson shpreh zhgënjimin e saj me ish-lojtarin e NFL-së, duke lënë të kuptohet se ai e tradhtoi me një grua tjetër. “Ajo që kishim ishte magji. Tani e ke bërë një tragjedi. Ti i jep asaj atë që më ke dhënë mua. Tani pusi nga ke pirë është bosh”, shkruan Simpson.

Kur Simpson njoftoi ndarjen e saj nga Johnson janarin e kaluar, ajo tha: “Eric dhe unë jetojmë të ndarë, duke u përpjekur të menaxhojmë një situatë të dhimbshme në martesën tonë”.

Jessica Simpson akuzon ish-bashkëshortin për tradhti!

Këngëtarja  theksoi se prioriteti i tyre janë tre fëmijët dhe se të dy janë të fokusuar tek ajo që është më e mira për ta, “Ne jemi mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë dhe vlerësojmë privatësinë në këtë kohë ndërsa përpiqemi ta menaxhojmë situatën si familje”.