Reagimet në mbarë botën për akuzat që rëndojnë mbi P. Diddy janë të shumta, e në lidhje me këto së fundmi ka reaguar edhe Ronela Hajati.
Me anë të një postimi në Instagram ajo shprehet se i ka disa emra shqiptarësh, sinonim të P.Diddy’’. “I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P.Diddy’’, ka shkruar Ronela, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Më 16 shtator, Combs u padit në Neë York City dhe u akuzua për shantazh, trafik seksual dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion. Ai thuhet t’i ketë detyruar gratë viktima dhe persona të tjerë të merrnin pjesë në aktivitete seksuale që zgjasnin ndonjëherë edhe gjatë një dite të tërë.
-
Detaje nga dasma e Lori Hoxhës me Vis Bajraktarin!
1 Tetor, 13:34
Combs, themelues i “Bad Boy Records”, u arrestua mbrëmjen e së hënës në Manhatan, rreth gjashtë muaj pasi autoritetet federale bënë një hetim për trafikim seksual, duke bastisur edhe rezidencat e tij luksoze në Los Anxhelos dhe Majami.
Padia përmend edhe sulmin që ai kreu ndaj ish-të dashurës, këngëtares së muzikës R&B, Cassie, që u filmua nga kamerat.



















