Aktorja Olivia Munn ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer gjiri dhe i është nënshtruar një mastektomie të dyfishtë. "Unë jam me fat. E kapëm mjaft në kohë. Unë dua të njëjtën gjë për çdo grua që mund të duhet të përballet me këtë një ditë”, shkroi aktorja 43-vjeçare në Instagram përkrah një fotoje dhe një video ku shihet duke u trajtuar në spital.
Olivia tha se ajo bëri një test gjenetik në shkurt 2023 që kontrolloi për 90 gjene të ndryshme të kancerit dhe rezultuan negative të gjitha, por dy muaj më vonë fatkeqësisht u diagnostikua me sëmundjen e rëndë. Aktorja ka bërë një mastektomi të dyfishtë 30 ditë pas biopsisë dhe ka pasur katër operacione në 10 muajt e fundit. Ajo tha se e mbajti atë private sepse i duhej të merrte frymë dhe të kalonte një nga pjesët më të vështira të jetës së saj.
“Në dhjetë muajt e fundit kam pasur katër operacione, aq shumë ditë të kaluara në shtrat që as nuk mund t’i numëroj dhe kam mësuar më shumë për kancerin, trajtimin e kancerit dhe hormonet sesa mund ta imagjinoja ndonjëherë. Çuditërisht, kam qarë vetëm dy herë. Mendoj se nuk kam pasur kohë për të qarë E kam mbajtur private çështjen e diagnozës, edhe shqetësimin, terapinë e ilaçeve dhe rikuperimin. Më duhej të merrja frymë dhe të kaloja një nga pjesët më të vështira të jetës sime”, shkroi ajo ndër të tjera.
Ajo falënderoi familjen dhe miqtë, veçanërisht partnerin e saj, komedianin John Mulaney, “Ishte aty përpara se të hyja në çdo operacion dhe ishte aty kur zgjohesha, duke vendosur gjithmonë foto të vogëlushit tonë në kornizë, Malcolm, në mënyrë që të ishte gjëja e parë që shikoja ku hapja sytë”.