“E vrava dhe nuk pendohem”, ishte deklarata që dha për policinë 50-vjeçari Eduart Danaj, i cili masakroi sot me thike te shoqen, 40-vjeçaren Enkelejda Danaj.
Sipas mediave greke thuhet se Eduart Denaj deklaruar se gruaja e tij po “i hante paratë” dhe përveç kësaj ai ka deklaruar se Enkelejda ka qenë në lidhje me burra të tjerë përgjatë viteve. “Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke bërë xhiro me makinë, kishte edhe foto në Facebook", citohet te kete thene ai.
Danaj u vra mëngjesin e sotëm në Athinë, teksa po shkonte në punë. Mediat në Greqi raportuan më herët se Enkelejda e kishte denoncuar tre herë në polici bashkëshortin për dhunë në famlije. Pas një debati të ashpër që çifti ka patur me njëri-tjetrin më 7 maj , ajo e ka denoncuar në polici bashkëshortin për herë të fundit. Që prej asaj dite, çifti, prindër të dy fëmijëve, jetonin në dy shtëpi të ndryshme por larg njëri-tjetrit. Ndërkohë që Eduart Danaj është arrestuar nga policia mesditën e sotme pak orë pas ngjarjes që tronditi Shqipërinë e Greqinë.