Olivia Munn i befasoi ndjekësit e saj me njoftimin e papritur dhe të trishtë se është është diagnostikuar me kancer gjiri dhe vetëm brenda 10 muajve të fundit, i është nënshtruar plot katër operacioneve.
Aktorja 43 vjecare e bëri njoftimin përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram se ka probleme shëndetësore.
“Në shkurt 2023, në përpjekje për të qenë proaktive për shëndetin tim, bëra një test gjenetik…Dy muaj më vonë, u diagnostikova me kancer të gjirit. Në 10 muajt e fundit, unë kam pasur katër operacione dhe kam kaluar më shumë ditë në shtrat nga sa mund të numëroj”, ka shkruar ajo pa dhënë detaje të mëtejshme. Rrëfimi i saj vjen pak ditë pasi mori pjesë ne ceremoninë e ndarjes së cmimeve Oskar me partnerin, komedianin John Mulaney, me të cilin ka një djalë dy vjecar, Malcolm.