KreuCelebrity

“40-vjeçar i papjekur”/ Rikthehen përplasjet mes Luizit dhe Ronaldos

“40-vjeçar i papjekur”/ Rikthehen përplasjet mes Luizit
Një përplasje virtuale është duke ndodhur mes Luiz Ejllit dhe Ronaldo Sharkës.

Shkak për “sherr” këtë herë u bë një deklaratë e Ronaldos për Gjestin, duke e krahasuar me Luizin.

“Luizi me Gjestin, si të krahasosh gjyshin me nipin. Luizi ka përfaqësuar një mashkull tipik shqiptar, 40-vjeç, që rri te lokalet e lagjes, komenton, bullizon çdo lloj njeriu që del përpara”, tha Sharka.

Më pas Luizi ka publikuar një video të Ronaldos ku thotë: “Kurse unë flokët ngjyrosa si Luizi” dhe e ka shoqëruar me një emoji të fluturës.

“40-vjeçar i papjekur”/ Rikthehen përplasjet mes Luizit
Pas këtij postimi, Ronaldo Sharka reagoi sërish, këtë herë edhe më ashpër. Ai i kujtoi Luizit sëmundjen që sajoi kur ishte pjesë e Big Brother për famë, ndërsa shtoi se këngët e tij nuk i dëgjon askush. Sipas Ronaldos, sot fama është për Gjestin dhe Parashqevi Simakun dhe jo më për Luiz Ejllin.

“40-vjeçar i papjekur”/ Rikthehen përplasjet mes Luizit

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF