KreuArt

“Djali ishte pika e tij e dobët”: Bashkëshortja e Jorgo Papingjit rrëfen momentet e fundit të artistit!

“Djali ishte pika e tij e dobët”: Bashkëshortja e Jorgo

Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 82 vjeçari autori i 4000 teksteve Jorgo Papingji. Teksa familja ka marrë mijëra mesazhe ngushëlluese nga të afërm, miq, kolegë e dashamirës, bashkëshortja e Papingjit, Tatjana ka dhënë një intervistë për Report Tv ku rrëfeu momentet e fundit të Jorgos. 

“Ishte një baba shumë i dashur, nuk përzihej fare, nuk thonte kurrë jo. Sidomos kohët e fundit që u sëmur, donte përkujdes. Të gjithë u përkushtuam, unë djali, sepse vajza është jashtë. Ajo është mjeke neurologë, por nuk e ndihmonte dot me telefon. Djali ishte pika e dobët e tij. Jorgo ka bërë një jetë shumë të bukur, nuk ka pishman ndonjë gjë, që iku pa bërë gjë, i realizoi të gjitha, familje, fëmijët. Dobësi kishte edhe për djalin. Është flautist, çdo ditë 2 orë i binte flautit, ia bënim si terapi. dëgjonte në heshtje sidomos kohët e fundit. Djali e ndihmonte të ngrihej, ia kemi bërë të gjitha, por ne deshëm të pavdekshëm",
tregoi Tatjana.
Jorgo Papingji ndodhej i shtruar prej disa ditësh në spitalin e Traumës në Tiranë ndërsa mbrëmjen e 21 marsit mbylli sytë përgjithmonë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF