Në universin e produkteve kozmetike, M.A.C. konsiderohet një ndër markat më ikonike, e cila për afër 40 vjet, arriti ta kthejë atë në një brand mjaft popullor, i cili la në hije kompanitë me histori mbi 100-vjeçare.
Krijimi
M.A.C. u themelua në vitin 1984 nga pronari i një sallonit Frank Angelo dhe fotografi Frank Toskan. Ata i paketonin produktet e markave të tjera me kuti të zeza, duke i hequr ambalazhin, derisa vendosën të krijonin markën e tyre. Akronimi i M-A-C do të thotë Make-up Art Cosmetics. Aktualisht, ajo ka një gamë prej mbi 7 mijë produktesh në tregun botëror.
Ikona e Madonnës
Një nga momentet kur M.A.C. nisi të bëhej popullore, ndodhi kur Madonna e reklamoi me një buzëkuq. Ajo zgjodhi një buzëkuq intensiv të kuq mat, të cilin e përdori gjatë një sesioni fotografik në fund të viteve ’80, e më pas u fotografua me një t-shirt, ku ishte gdhendur logo zyrtare e M.A.C. Filozofia e krijimit të M.A.C. ishte “Unë nuk të bëj bukur, por punoj të bëj të bukur”.
Viva Glam
Në mes të “luftës” së fortë reklamuese, M.A.C. zgjodhi si imazh jo një grua, por një ‘drag queen’ nga Atlanta të quajtur RuPaul, fushatë me shumë ngjyra e cila u quajt “Viva Glam”. Që nga fillimet i saj në vitin 1994, kapsula “Viva Glam” mblodhi 380 milionë dollarë, një pjesë e të cilave shkuan për të rritur ndërgjegjësimin për luftën kundër HIV-AIDS.
Rekordet
M.A.C. Cosmetics shet më shumë buzëkuqe se çdo markë tjetër. Buzëkuqet mposhtën L’Absolu Rouge të Lancôme dhe Pure Color të Estée Lauder, duke u shtrirë në 106 vende të botës. Një nga sekretet e shitjeve masive ishte se blerësi fitonte 40 për qind ulje, nëse kishte një anëtarësim vjetor prej 35 dollarësh në vit, duke rritur shtresën e blerësve.
Black Swan ishte M.A.C.
Grimerja e filmit “Black Swan”, make up artistja Judy Chin përdori vetëm produktet e M.A.C. për të arritur që të krijonte pamjen e frikshme dhe dramatike të mjellmës së aktores Natalie Portman. Sytë janë lyer me laps M.A.C. Powerpoint Eye, duke krijuar një nga imazhet ikonë të kinemasë në filmin “Mjellma e Zezë”. Në 1998, Estée Lauder bleu M.A.C.