Këmisha e bardhë është në element bazik që nuk mungon në pothuajse gerderobën e askujt. Nëse për disa një këmishë e bardhë është shpesh përdoret si element kyç për të krijuar një veshje të pastër dhe serioze, në pasarelat e modës për Vjeshtë/Dimër 2023 pamë se këmisha e bardhë ishte në qendër të vëmendjes në krijimet e çdo stilisti.
Koeksionet vjeshtë/dimër 2023 shfaqën elegancën e re seksi, me lëkurë minimale në shfaqje dhe veshje të struktruara në qendër të vëmendjes. Ndër elementët kryesorë të veshjeve të thjeshta që ofrohen, dizajnerët i shtynë këmishat e bardha në qendër të veshjes këtë sezon, duke ofruar mënyra të reja për t’i kombinuar.
Valentino u shaq me kravata të zeza të ngushta dhe jakë të mprehtë, për të cilat Pierpaolo Piçioli tha se ishin frymëzuar nga një kohë kur vajza e tij pati kritika për veshjen e stilistit. Guçi stiloi një këmishë të pastër me thurje dhe Prada prezantoi këmisha me xhepa, të kombinuara me minifunde dhe të sheshta.
Më poshtë gjeni 9 mënyra se si mund të kombinoni një këmishë të bardhë sugjeruar nga pasarelat e modës.